Anullohet mbledhja e dy qeverive, Rama : Ja çfarë i kërkova Kurtit, por ai…

Politika

Kryeministri Edi Rama ka dalë me URGJENCË në një konferencë për mediat duke konfirmuar anulimin e mbledhjes së përbashkët mes dy qeverive Kosovë-Shqipëri që ishte parashikuar të mbahej në Gjakovë.

Rama njoftoi se nuk do ketë një mbledhje të përbashkët mes qeverive të Shqipërisë dhe të Kosovës, për shkak se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti nuk pranoi një format të ngushtë mes kryeministrave, ministrave të Jashtëm dhe ministrave të Mbrojtjes per te diskutuar për këtë situatë dramatike ne veri të Kosovës.

Është një komunikim i jashtëzakonshëm i cili lidhet me takimin e nesërm të dy qeverive në Gjakovë. E kam informuar kryeministrin Kurti se në kushtet e agravimit me orë të marrëdhënieve të Kosovës me krejt bashkësinë euroatlantike ky takim nuk mund të mbahet në formatin e parashikuar. I kam kërkuar Albinit për t’u takuar nesër në një format më të ngushtë, me ministrat e jashtëm dhe të mbrojtjes për të diskutuar për këtë situatë që po çan në mënyrë dramatike Kosovën me bashkësinë euroatlantike në një pikë të paimagjinueshme ku kjo e fundit ka vënë gishtin në butonin që do vërë në lëvizje planin e sanksioneve ndaj shtetit që e ka krijuar vetë. Për fat të keq nuk kemi pasur dakordësi me kryeministrin Kurti për një ndryshim të formatit”, tha Rama.