Zgjidhet drejtor i Përgjithshëm i Radio Televizionit Shqiptar

Aktualitet

Alfred Peza është zgjedhur drejtor i Përgjithshëm i Radio Televizionit Shqiptar.

Këshilli Drejtues ka votuar me votim të fshehtë në mbledhjen e mbajtur ditën e sotme.
Në garë për marrjen e këtij posti ishin 4 kandidatë, Alfred Peza, Laureta Roshi, Enrik Mehmeti dhe Helidon Haliti.
Ky i fundit u tërhoq nga gara për shkak të problemeve shëndetësore.
Më herët postin e drejtorit të RTSH-së e ka mbajtur Enkelejd Joti, cili u lirua nga detyra pak javë më parë, dhe u emërua zv/ministër i Mbrojtjes.