Kushti i PD për “Qeverinë e Besimit”: Kryeministri nuk duhet të jetë figurë politike

Politika

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka zhvilluar një takim urgjent me aleatët e tij në selinë blu. Ky takim vjen pas ngjarjeve të fundit politike në vend. Mësohet se në takimin që Basha ka bërë me aleatët e tij është diskutuar për “Qeverinë e besimit”. Basha është shprehur se kryeministri i kësaj qeverie nuk duhet të dalë nga forcat politike, por të jetë figurë civile, që pranohet nga të dyja palët.

Mbledhja në PD vjen pasi kërkesat e opozitës janë mbështetur edhe nga kreu i LSI Ilir Meta dhe kreu i PDIU Shpëtim Idrizi. Meta ishte pikërisht ai që kërkoi një “Qeveri Besimi”, ndërsa Idrizi ka thënë se duhet pakt kombëtar për zgjidhjen e krizës politike aktuale në vend.

Meta dhe Idrizi kanë dalë në krah të opozitës për kërkesat e saj, duke shtuar gjithashtu se nuk hyjnë në zgjedhje, në rast se opozita e bashkuar gjithashtu nuk hyn në to.