Aplikimet për vizë pune/ Ambasada Gjermane jep njoftimin e rëndësishëm për shqiptarët

Aktualitet

Shkurtohet koha e pritjes për rezervimin e takimeve për t’u pajisur me vizë pune në Gjermani.

Ambasada Gjermane në Tiranë, ka publikuar kriteret e reja për përfitimin e vizës së punës për kategoritë mjek dhe kujdes i fëmijëve. Gjithashtu, për vizë pune tashmë mund të aplikojnë edhe të vetëpunësuarit, si dhe personat që dëshirojnë të kryejnë një praktikë shkolle në Gjermani.

Tashmë është bërë i mundur rezervimi i një takimi personalisht. Në këtë mënyrë ju ofrojmë më shumë fleksibilitet në përzgjedhjen e takimit dhe shkurtojmë kohën e pritjes. Nëse takimet në një kohë të caktuar janë dhënë, ju keni mundësinë të rezervoni një takim në një moment tjetër, ndaj ju lutemi vizitojeni herë pas here faqen tonë të internetit”, thuhet në njoftimin e ambasadës.

Më tej thuhet se është thelbësore që aplikimi të bëhet sipas udhëzimeve.

Persona të cilët regjistrohen në kategorinë e gabuar, nuk do të lejohen të aplikojnë. Ju lutemi, rezervojeni takimin vetëm nëse dokumentacioni juaj është i plotë sipas kritereve të fletëve informuese. Aplikimet me dokumentacion jo të plotë nuk do të pranohen”, citohet në njoftimin e ambasadës.