Përfundon me sukses operacioni i koduar “Falko”

Aktualitet

engjelli portret-gazeta

Engjëll MUSAI */ Operacioni i kryer nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Tirane, në bashkëpunim me SH.Ç.B.A Tiranë

Arrestohen në flagrancë dy shtetas .

Sekuestrohen 12,5 kg lënde narkotike e llojit Cannabis Sattiva.

Ne bazë të informacioneve të mara në rrugë operative nga Seksioni për Hetimin e Narkotikeve ne Drejtorinë Vendore te Policise Tirane, në bashkëpunim me SH.Ç.B.A Tiranë, rezultonte se një punonjës policie merrej me shitjen e lëndëve narkotike cannabis sattiva, dhe për ta transportuar lënden narkotike përdorte automjet policie me qëllim shmangien e kontrolleve nga shërbimet e policisë gjatë transportit te droges, dhe më konkretisht:

Sot me datë 10.09.2016 specialist të Seksionit për Narkotikët ne bashkëpunim me forcën e Posaçme Operacionale te D.V.P Tiranë, në rrugën “ Elbasanit” afër rrotullimit te Senatoriumit, u finalizua me sukses Operacionin “FALKO” dhe u bë e mundur arrestimi në flagrancë i shtetasve:

1.Dashamir Qershori, 44 vjeç lindur në fshatin Picall, Komuna Petrele, me detyrë Punonjes Policie (shofer në Departamentin e Shërbimeve të tretëve pranë Drejtorisë së Policisë Shtetit)

2.Elton Elezi, vjeç 1991, lindur ne fshatin Gurrë e Vogel dhe banues ne Durrës.

Të lartpërmendurit u kapën në flagrance në keto rrethana:

Në rrugën e “Elbasanit” te rreth rrotullimit të Senatoriumit, shtetasit Dashamir Qershori dhe Elton Elezi në bashkëpunim me njeri-tjetrin dyshoheshin se kryenin aktivitetin kriminal të shitjes së lëndëve narkotike të dyshuar te llojit “Cannabis Sattiva” në zonën e Farkës, Sauk dhe Senatoriumit. Nga ana e shërbimeve policore është organizuar shërbim me qëllim kapjen në flagrancë të këtyre shtetasve dhe konkretisht në rrugën “ Elbasanit” pranë kthesës së Senatoriumit, ku është konstatuar automjeti tip Foristrade Mitsubishi me sistem drita vezulluse(fenerlina) policie me targa TR 6167 F, ngjyre blu me dy personat e lartpërmëndur. Eshtë ushtruar kontroll në automjetin e mësipërm i cili ka qenë i parkuar dhe në bagazhin e ketij automjeti jane gjetur 2 (dy) thasë të zinj plasmani brenda të cilëve gjëndej bimë ngjyrë jeshile me erë karakteristika me atë të Cannabis Sattiva.

Menjëhere është bërë ndalimi i këtyre shtetasve ku shtetasi Elton Elezi është larguar me vrap, por për ta neutralizuar policia ka qëlluar në ajër, ku është kapur disa metra më pas nga ana shërbimeve të Policisë . Nga kontrolli personal i ushtruar shtetasit Elton Elezi, në çantën e krah qafë i është gjetur dhe sekuestruar në cilesinë e provës materiale bimë ngjyrë jeshile me erë karakteristike si e Cannabis Sattivas, ku pas peshimit rezultoi me peshë 2 (dy) gram .Gjithashtu , në bagazhin e automjetit e pershkruar me lart pas peshimit ne peshoren rezultoi 12.5 Kilogram e cila u sekuestrua e do të dërgohet për ekspertim të mëtejshme në D.P Shkencore Tirane.

Gjithashtu janë sekuestruar në cilesinë e provës materiale:

1 automjet policie me targa TR 6167 F.

2 telefona celular, një çantë krah qafe.

Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprime të mëtejshme hetimore për veprat penale te “Prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike në bashkëpunim ”, parashikuara nga neni 283/2 të Kodit Penal .

*Engjëll Muasi është drejtor i gazettes TELEGRAF

makina e policise me droge-4