Tre janë prokurorët që kanë në dorë dosjen e Ilir Metës: Sotir Kllapi, Arben Kraja dhe Altin Dumani.
Ish presidenti i Republikës dhe kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta u arrestua sot me urdhër të Prokurorise se Posaçme. Ndaj Metës SPAK-u ka kryer një hetim pasuror, dhe dyshohet për ‘mos deklarim pasurish’, ‘korrupsion’ dhe ‘pastrim parash’.
Ky hetim besohet se është shkaku i arrestit të sotëm, ndërsa ndaj tij ka edhe çështje të tjera hetimore si çështja CEZ-DIA. Kujtojmë që gjatë arrestimit Ilir Meta ka bërë rezistencë, ndërsa oficerët e BKH-së e kanë nxjerrë me forcë nga makina e tij.