Nuk ka ditë që rojet kufitare apo policia greke arrestojnë shqiptarë për trafikim droge, thua se kufiri shqiptar nuk ekziston fare.
Dje (27-11-2019) policia greke ka venë në pranga gjatë një operacioni ndërkufitar në qytetin Florinas dy shqiptar të moshës 25 dhe 32 vjeç dhe po kërkohet edhe një 34-vjeçar me akuzë penale për një organizatë kriminale, posedim-trafikim të sasive të mëdha hashashi, armë e municione.
Sipas mediave vendase, 34 vjeçari në mëngjesin e djeshëm me makinën e tij në një zonë bujqësore në Selanik ka marrë një sasi droge kanabis dhe më pas e ka fshehur atë diku në një vend tjetër. Më pas ai i ka shpërtuar ndjekjes se policisë duke braktisur mjetin në një zonë në Selanik që me pas eshte gjetur nga policia dhe eshte konfiskuar.
Për të njëjtin rast, shoferi 25-vjeçar i makinës së dytë dhe 32-vjeçari shkuan në pikën e fshehjes fillestare të drogës dhe armëve me qëllim kontrollin e tij dhe më pas u larguan me një shpejtësi të lartë për në Selanik.
Gjatë kontrollit të bërë nga oficerët e policisë në fushën e fshehjes së lëndëve narkotike, ata gjetën dhe sekuestruan:
– 33 kg dhe (140) gramë kanabis
– 5 armë lufte, përfshirë (4) pushkë kallashnikov dhe një mitraloz PMK,
– 3 pistoleta,
– 8 karikatorë dhe 267 fishekë.
– 2,025 euro
– 5 telefona celularë,
– 6 karta SIM,
– 2 automjetet private.
Çështja po hetohet nga Departamenti i Gardës Kufitare Crystalopigi, të arrestuarit do të do dërgohen në Prokurorin e Selanikut.