Arrestohen dy shqiptarë dhe një tjetër në kërkim për kontrabandë droge, armë dhe municione

216

Nuk ka  ditë që rojet kufitare apo policia greke arrestojnë shqiptarë për trafikim droge, thua se kufiri shqiptar nuk ekziston fare.

Dje (27-11-2019) policia greke ka venë në pranga gjatë një operacioni ndërkufitar në qytetin Florinas dy shqiptar të moshës 25 dhe 32 vjeç dhe po kërkohet edhe një 34-vjeçar me akuzë penale për një organizatë kriminale, posedim-trafikim të sasive të mëdha hashashi, armë e municione.

Sipas mediave vendase, 34 vjeçari në mëngjesin e djeshëm me makinën e tij në një zonë bujqësore në Selanik ka marrë një sasi droge kanabis dhe më pas e ka fshehur atë diku në një vend tjetër. Më pas ai i ka shpërtuar ndjekjes se policisë duke braktisur mjetin në një zonë në Selanik që me pas eshte gjetur nga policia dhe eshte konfiskuar.

Për të njëjtin rast, shoferi 25-vjeçar i makinës së dytë dhe 32-vjeçari shkuan në pikën e fshehjes fillestare të drogës dhe armëve me qëllim kontrollin e tij dhe më pas u larguan me një shpejtësi të lartë për në Selanik.

Gjatë kontrollit të bërë nga oficerët e policisë në fushën e fshehjes së lëndëve narkotike, ata gjetën dhe sekuestruan:

–  33 kg dhe (140) gramë kanabis

–  5 armë lufte, përfshirë (4) pushkë kallashnikov dhe një mitraloz PMK,

–  3 pistoleta,

–  8 karikatorë dhe 267 fishekë.

–  2,025 euro

–  5 telefona celularë,

– 6  karta SIM,

– 2 automjetet private.

Çështja po hetohet nga Departamenti i Gardës Kufitare Crystalopigi, të arrestuarit do të do dërgohen në Prokurorin e Selanikut.