ARRESTOHET META / POLICIA NIS KONTROLLIN NE VILEN E ISH-PRESIDENTIT NË LALËZ

Aktualitet

tiranë/ Agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit zbatuan mesditën e sotme urdhrin e SPAK duke vënë në pranga ish-Presidentin e Republikës, Ilir Meta.

Kreu i Partisë së Lirisë u vu në pranga në vendin e njohur si Kthesa e Kamzës në kryeqytet dhe në pamjet e siguruara nga mediat, shihet teksa nxirret me forcë nga automjeti me të cilin udhëtonte. E teksa kanë kaluar pak më shumë se një orë nga momenti i arrestimit të Metës, mësohet se policia është duke kryer kontrolle në vilën e ish-Presidentit që ndodhet në zonën bregdetare të Lalëzit.