Athinë / Misteri me vdekjen e 23-vjeçarit shqiptar që mbeti i gjakosur në spitalin Evangelismos

Greqi

Më në fund zbardhet misteri i vdekjes të 23-vjeçarit Koço Myftari nga Shqipëria i cili mbeti i gjakosur në orët e para të së hënës në spitalin Evangelismos në Athinë, nga oficerët e Departamentit të Prokurorisë së Krimeve Kundër Jetës

Dëshmitë e dy miqve të 23-vjeçarit
Autoritetet kanë nisur hetimet për gjetjen e autorit, ndërsa po shqyrtojnë besueshmërinë e dy miqve të viktimës, të cilët pretendojnë se 23-vjeçari ka marrë plagët fatale pas një debati në qendër të Athinës për një grua.

Sipas mediave greke, dy të rinjtë kanë treguar për një person konkret që është në kërkim

Dy të rinjtë kanë qenë ata që kanë dërguar viktimën në spital pak pas orës 5:00 të mëngjesit, por ata janë zhdukur para se të jepnin përgjigje për autoritetet, për pasojë janë sjellë pak orë më vonë. Me gjithë përpjekjet e mjekëve, 23-vjeçari i cili ka pësuar dëmtime nga një objekt i mprehtë në tehun e shpatullës ka përfunduar në orën 6:30 të mëngjesit. Dy personat që kanë dhënë deklarim në Sigurim kanë treguar një person konkret, i cili është në kërkim nga Policia.