Liria e shqiptarit 35 vjeçar nga Fieri nuk zgjati më shumë se tre ditë, që nga dita e hënë ku në orët e para të mëngjesit bën të mundur arratisjen spektakolare.
Sot ne zonën Nea Zmyrni, Endrit Bacaj është arrestuar nga policia greke, ku ai për ti shpëtuar arrestimit kishte ndryshuar pamjen e jashtme dhe me një cantë në shpinë që ecte i qetë, por i pa armatosur. Gjatë arrestimit mbi të nuk u gjet pistoleta qe i kishte rëmbyer policit gjatë përleshjes në Drejtorinë e paraburgimit në Petro Rralli në Athinë.
Simbas mediave vendase 35-vjeçari sëbashku me një tjetër kishin vjedhur shtepinë e këngëtarit të njohur grek Lefteris Pantazi në Prill te 2018, por përveç kësaj grabitje mbi të rëndojnë akuza për 39 vjedhje dhe vrasjen e nje greku para derës së shtëpisë gjatë vjedhje së makinës së tij.