Një çështje që kërkon Dinjitet të Drejta dhe Siguri për Emigrantët Shqiptarë.
Dallimi ndërmjet emigrantëve dhe fuqisë punëtore të huaj në Greqi është shumë i rëndësishëm, sepse këto dy terma lidhen me të njëjtët njerëz në disa raste, por nuk kanë të njëjtin kuptim. Shqiptarët përbëjnë një shembull të rëndësishëm për të kuptuar këtë dallim.
Ata nuk erdhën vetëm si fuqi punëtore, por edhe si familje, prindër, fëmijë dhe njerëz që kërkonin një të ardhme më të mirë. Greqia ka gjithashtu një sistem të posaçëm për pranimin e punëtorëve nga vendet jashtë Bashkimit Evropian, sipas nevojave të tregut të punës. Sipas Ministrisë Greke të Punës, punësimi i shtetasve të vendeve të treta kërkon dokumentacionin përkatës që autorizon punën. Punëtorët që qëndrojnë dhe punojnë ligjërisht gëzojnë të drejta të sigurimeve shoqërore dhe mbrojtje në marrëdhëniet e punës

A i konsideron sot Greqia shqiptarët kryesisht si emigrantë apo si pjesë të integruar të fuqisë së saj punëtore dhe shoqërore?
Shqiptarët në Greqinë e sotme janë gjithnjë e më shumë pjesë e integruar e shoqërisë, ekonomisë dhe jetës së përditshme greke, megjithëse në aspektin juridik dhe institucional një pjesë vazhdojnë të klasifikohen si emigrantë ose shtetas të huaj.
Por pas më shumë se tri dekadash, realiteti ka ndryshuar.Sot kemi:
- Familje shqiptare që jetojnë prej 30–35 vitesh në
- Fëmijë dhe nipër e mbesa të lindur ose të rritur në
- Profesionistë, sipërmarrës dhe punonjës të
- Shqiptarë që kanë marrë shtetësinë
- Persona që kanë krijuar lidhje të qëndrueshme me të dy

Studimi i ELIAMEP, i publikuar në korrik 2024, e përshkruan komunitetin shqiptar si grupin më të madh të huaj në Greqi dhe thekson shkallën e lartë të përshtatjes dhe integrimit të tij. Dhënia e lejeve të qëndrimit në Greqi mbetet e kufizuar edhe pas tri dekadash emigracioni shqiptar? Kjo është një nga çështjet më të rëndësishme të marrëdhënieve shoqërore dhe institucionale shqiptaro-greke.
Në pamje të parë duket paradoksale: shqiptarët kanë jetuar dhe punuar në Greqi për më shumë se 30 vjet, kanë krijuar familje, kanë kontribuar në ekonomi dhe kanë rritur breza të rinj, por një pjesë e tyre vazhdojnë të përballen me rinovime të vështira të lejeve të qëndrimit.
Lidhur me këtë çështje, arsyeja kryesore është se Greqia e ka ndërtuar sistemin e emigracionit mbi statusin juridik dhe kategorinë e lejes, jo vetëm mbi kohëzgjatjen e qëndrimit dhe integrimin real të individit. Megjithatë, duhet të dallojmë kufizimin ligjor nga vonesat administrative dhe nga vështirësitë ekonomike të emigrantëve.

Sistemi grek vazhdon t’i klasifikojë shqiptarët si shtetas të vendeve të treta, pasi Shqipëria nuk është anëtare e Bashkimit Evropian. Prandaj, shtetasit shqiptarë që nuk kanë marrë shtetësinë greke ose një status tjetër të posaçëm vazhdojnë të trajtohen si shtetas të vendeve të treta.
Kjo do të thotë se një shqiptar që:
- Ka 30 vjet që jeton në Athinë.
- Ka paguar kontributet e sigurimeve shoqërore.
- Ka fëmijë të arsimuar në Greqi.
- Ka punuar vazhdimisht.
- Ka krijuar pasuri dhe familje në Greqi.
Nuk fiton automatikisht të drejtën e qëndrimit të përhershëm vetëm për shkak të viteve të qëndrimit. Kjo është një nga diferencat kryesore midis integrimit shoqëror dhe statusit juridik.
Ligji 5038/2023, i ndryshuar ndër të tjera me Ligjin 5275/2026, parashikon 6 kategori të ndryshme lejesh:
- Leje për punësim.
- Leje për bashkim
- Leje për arsye të jashtëzakonshme.
- Leje për
- Leje për investitorë.
- Leje për qëndrim afatgjatë.
Një pyetje prej shume vitesh është: A duhet që kohëzgjatja e qëndrimit, kontributet shoqërore, lidhjet familjare dhe integrimi i provuar të kenë më shumë peshë në dhënien e një statusi të qëndrueshëm juridik? Pra, nuk ekziston një leje e vetme që u jepet të gjithë emigrantëve pas një numri të caktuar vitesh.
Një zgjidhje më e drejtë në një këndvështrim social dhe ekonomik, mund të ishte:
- Leje qëndrimi më afatgjata: për njerëzit që kanë 10, 15 ose 20 vjet qëndrim të ligjshëm dhe të dokumentuar.
- Procedura të thjeshtuara: për emigrantët që kanë histori të gjatë pune dhe sigurimesh shoqërore.
- Njohje më e madhe e kontributeve: vitet e punës, sigurimet dhe pagesat tatimore të konsiderohen si tregues të integrimit.
Raporti vëren se në tetor 2025 popullsia migrante me qëndrim të ligjshëm arriti në 916.697 persona. 374,926 janë shtetas shqiptarë të regjistruar në Greqi (Regjistrimi i popullsisë 2021, ELSTAT.), që përbëjnë rreth 49% të gjithë emigracionit. Pra, kemi një numër të madh njerëzish që varen nga funksionimi i administratës së migracionit. Por shqiptarët kanë një veçori historike: janë një komunitet që ka kaluar nga emigracioni masiv i viteve 1990 në një vendosje shumëvjeçare, me familje dhe breza të lindur ose të rritur në Greqi.
Shqiptarët në Greqinë e sotme janë gjithnjë e më shumë pjesë e integruar e shoqërisë, ekonomisë dhe jetës së përditshme greke, megjithëse në aspektin juridik dhe institucional një pjesë vazhdojnë të klasifikohen si emigrantë ose shtetas të huaj.
Historia e shqiptarëve në Greqi nuk është më vetëm histori emigracioni. Është edhe histori e transformimit të dy shoqërive, shqiptare dhe greke, përmes familjeve, punës, arsimit dhe brezave të rinj. Kjo është ndoshta një nga përvojat më domethënëse të emigracionit shqiptar në Evropë. Por a mjafton kjo?


Duhet të jeni i futur që të postoni një koment.