Banorja më e vjetër e Italisë, Maria Oliva, vdiq në moshën 112 vjeçare në provincën Ena në Sicili, shkroi sot të shtunën gazeta Corriere della Sera.
Sipas gazetës, Oliva kishte tetë fëmijë dhe 58 nipër e mbesa. Ajo u martua në vitin 1927 dhe e ve në vitin 1965. Që atëherë ajo ka kaluar pjesën tjetër të jetës së saj në një fshat duke ngrënë vetëm atë që kultivon.
Oliva ishte takuar me Papa Françeskun kur ishte 109 vjeç.
Ajo festoi ditëlindjen e saj të fundit në një rreth të ngushtë familjar dhe u ishte përgjigjur, me një qartësi të plotë, atyre që i uruan shëndet në telefon.