Nga çadra e protestës, kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka akuzuar kryeministrin Edi Rama dhe kreun e Kuvendit në largim, Ilir Meta, se kanë bërë pazar 35 milionë euro për postin e presidentitc
“Derrat e pushtetit pinë verën më të shtrenjtë duke bërë pazare në kurriz të demokracisë. Ulen pinë dhe nga ky na del Presidenti i Republikës, por kjo nuk është republika e qytetarëve shqiptarë, s’është republika e të djathtëve dhe të majtëve e gegëve, toskëve, është republika e vjetër e derrave oligarkë që majmen me paratë e popullit shqiptar”, tha Basha sot.
Më pas kreu i opozitës ka vijuar: “Kush më kërkon mua shqiptar apo i huaj pazare me Edi Ramën për hir të stabilitetit por jo demokraci duhet ta kuptojë se ajo që ka lindur më 18 shkurt është më e madhe se PD e Basha. Nuk tërhiqemi nga kauza për zgjedhje të lira. O do kthejmë parlamentin e vërtetë ose do të vazhdojmë betejën për votën e lirë deri në fitore. Do ta fitojmë me çdo kusht e çdo çmim”.