I kërkoi Nano të mos hynte në zgjedhje? Duka tregon bisedën me ish-kryeministrin

682

Kreu i PAA-së, Agron Duka ka treguar sot për “Panorama” bisedën me ish­kryeministrin dhe liderin e Paratisë Socialiste, Fatos Nano. Duka pranon takimin e zhvilluar me Nanon, të cilën e quan mikun e tij të vjetër.

Duke hedhur dritë rreth takimit, Duka thekson se situata politike dhe hyrja apo jo e partisë së tij në zgjedhje ka qenë në qendër të takimit. “Jemi takuar dje me ish­kryeministrin Nano, mikun tim të vjetër dhe sigurisht që kemi folur edhe për situatën politike. Nuk mund te shmangej kjo temë. Më pyeti se çfarë do bëja, çfarë qëndrimi do të mbaja , çfarë avantazhesh dhe çfarë disavatazhesh ka për qëndrimin tim”,­ tregon Duka për “Panorama”.

Sa për kërkesën që u tha se Nano i bëri atij, për të hyrë në zgjedhje, Duka e ka një përgjigje të prerë. “Në asnjë moment nuk mund te me thoshte te mos hyja ne zgjedhje”­ ka thënë Duka për “Panorama”. Bëhet fjalë për një takim të zhvilluar dje, pas të cilit u tha se Fatos Nano i kërkoi Dukës që të largohet nga opozita dhe të hyjë në zgjedhje. Në këtë takim u tha se ishte edhe Ëngjëll Agaçi, Sekretari i Përgjithshëm i Kryeministrisë.