Reagimet ‘kërcënuese’ të Athinës, për bllokim të fondeve dhe rrugës së shqipërisë drejt BE, janë hedhur poshtë nga Bashkimi Europian.
Në reagimin për Report TV, zëdhënësja e KE, Ana Pisonero tha se Bashkimi Europian nuk ndërhyn në çështjet e drejtësisë shqiptare, që në rastin konkret bëhet fjalë për Fredi Belerin i arrestuar për zgjedhjet e 14 majit, pasi u përfshi në skemën e blerjes se votës, 50 euro secila.
“Ne po vazhdojmë të ndjekim zhvillimet, por ne nuk komentojmë cështjet që janë nën hetim” tha zëdhënësja e KE, Ana Pisonero për Report TV.
Ndryshe nga vendi fqinj, përfaqësuesja e medias në BE, Ana Pisonero, kishte një thirrje për organet e drejtësisë Shqiptare: “Ne bëjmë thirrje dhe të sigurohemi që procesi të mbahet në mënyrë të duhur“.
Pak ditë më parë, qeveria greke kërcënoi nëpërmjet Ministrit të Punës se do të bëhet pengesë për integrimin e Shqipërisë në BE.