Coronavirusi/ Më shumë se 100,000 të vdekur në Poloni

Bota

“Polonia është vendi me mbase gatishmërinë më të ulët për t’u vaksinuar në të gjithë Evropën, dhe kjo u duk qartë nga vaksinat kundër gripit,” pranoi ministri i Shëndetësisë Adam Nijilski.

Numri i vdekjeve nga Covid-19 në Poloni theu barrierën prej 100,000 të martën, pasi hezitimi i një pjese të madhe të popullsisë për t’u vaksinuar dhe ngurrimi i shumë njerëzve për t’iu përmbajtur masave kufizuese shkaktuan një shpërthim infeksionesh, sipas zyrtarëve dhe mjekëve në vend.

Shkalla e vdekjeve për milion banorë ishte ndër më të lartat në botë javën e kaluar, sipas “Bota jonë në të dhëna” nga Universiteti i Oksfordit. Në veçanti, ishte mbi 57 krahasuar me 35 në SHBA dhe 37 në Rusi.

“Sot mund të themi se është një ditë tjetër e trishtuar, veçanërisht sepse kemi kapërcyer barrierën e 100,000 vdekjeve nga Covid-19”, tha Ministri i Shëndetësisë Adam Nijilsky për TVN 24.

Në Poloni, të vaksinuarit plotësisht kundër Covid-19 përbëjnë vetëm 55.8% të popullsisë, një nga normat më të ulëta në Bashkimin Evropian, me një mesatare prej 68.7%.

Qeveria hezitoi të ndiqte shembullin e vendeve të tjera evropiane dhe të merrte masa të rrepta kundër përhapjes së koronavirusit. “Polonia është vendi me mbase gatishmërinë më të ulët për t’u vaksinuar në të gjithë Evropën, dhe këtë e kanë treguar vaksinat kundër gripit,” pranoi Nidzelski.