Takimi, në nivelin ambasador, do të përqendrohet për situatën në Irak pas vrasjes së gjeneralit iranian Kassem Suleimani, tha një zëdhënës i NATO-s nga Brukseli.
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg ka bërë thirrje urgjente të aleancës nesër të hënën për shkak të përshkallëzimit të tensioneve në Lindjen e Mesme.
Ambasadorët e Aleancës zakonisht takohen një herë në javë, ndërsa ministrat e mbrojtjes së vendeve anëtare takohen dy herë në vit.
Takimi i ditës së nesërme është caktuar për në orën 15.00 me kohën lokale (ora 15.00 me orën e Shqipërisë).