“Boll na vodhët”/ Nuk ndalen protestat për skandalin e rritjeve të çmimeve, qytetarët marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

Aktualitet

Protesta kundër rritjes së çmimeve po zhvillohet edhe ditën e sotme në sheshin “Skëndërbej”. Shqiptart me shume meritojne dinjitet.

Në protestë duken qindra qytetarë të cilët janë thirrur në protestën e organizuar nga shoqëria civile, dhe që mbajnë në duar pankarta të ndryshme, ku ironizojnë qeverinë dhe kërkojnë uljen e çmimit të naftës.

Aktivisti Migen Qiraxhi, mbajti fjalën e tij në fillim të protestës ku e cilësoi paketën e rezistencës sociale, të prezantuar nga qeveria si qesharake, pasi sipas tij, me 30 mijë lekë pensionistët munden të blejnë vetëm një bukë në ditë.

“A e kuptoni çfarë ka dhënë? U ka dhënë pensionistëve 30 mijë lekë, një bukë në ditë u ka dhënë. Pensionistët që kanë ndërtuar këtë vend, u ka dhënë 30 mijë lekë. Kjo është për të qeshur. Kjo protestë nuk është sprint, por është maratonë, është qëndrim. Ne nuk shkulemi pa fituar dinjitetin, ne nuk shkulemi pa fituar dinjitetin”, tha Qiraxhi.

700 punonjës policie do të jenë të angazhuar për mbarëvajtjen e protestës kundër rritjes së çmimeve në Tiranë.

Te rekomanduaraLajme