Britania e Madhe ashpërson politikat e migracionit: Studentët e huaj nuk do kenë të drejtën për të sjellë familjarët e tyre

Bota

Pjesa më e madhe e studentëve të huaj që studiojnë në Britaninë e Madhe nuk do të lejohen të sjellin me vete pjesëtarët e familjes.

Qeveria e Rishi Sunak ka propozuar që vetëm një numër i kufizuar i sutdentëve të huaj do të lejohen të marrin me vete partnerët apo familjarët e tyre duke nisur që nga janari i vitit 2024.

Pjesa më e madhe e studentëve të huaj që studiojnë në Britaninë e Madhe nuk do të lejohen të sjellin me vete pjesëtarët e familjes. Qeveria e Rishi Sunak ka propozuar që vetëm një numër i kufizuar i sutdentëve të huaj do të lejohen të marrin me vete partnerët apo familjarët e tyre duke nisur që nga janari i vitit 2024.

Kjo iniciativë vjen dy ditë para publikimit të shifrave të reja të migracionit drejt Britanisë së Madhe.

Ministrat janë të përgatitur që statistikat zyrtare të tregojnë një rritje të madhe të migracionit neto – ndoshta mbi 700,000 vitin e kaluar.

Sekretarja e Brendshme Suella Braverman zbuloi këtë pasdite një paketë kufizimesh të reja për studentët e huaj që synojnë të ndihmojnë në uljen e migrimit neto në ‘nivele të qëndrueshme’.

Studentëve nuk do u jepet e drejta për të punuar gjatë kohës që janë në studime.