Teknologjia e re do të analizojë fotografitë e marra gjatë procesit të regjistrimit të emigrantëve
Sipas Ministrisë së Brendshme britanike, teknologjia e re do të analizojë fotografitë e marra gjatë procesit të regjistrimit të emigrantëve, duke ndihmuar oficerët kufitarë të përcaktojnë nëse personat që deklarojnë se janë nën moshën 18-vjeçare janë në të vërtetë të rritur.
Ministri për Sigurinë Kufitare dhe Azilin, Alex Norris, deklaroi se disa migrantë të rritur kanë përfituar nga sistemi duke pretenduar në mënyrë të rreme se janë të mitur, çka sipas tij ka ndikuar në shpërndarjen e burimeve dhe mbështetjes për fëmijët që kanë realisht nevojë për mbrojtje. Testimet në terren pritet të zhvillohen vitin e ardhshëm në qendrën e përpunimit Western Jet Foil në Dover. Aktualisht, zyrtarët kryejnë vlerësime të moshës duke u bazuar në dokumentacionin e paraqitur, pamjen fizike dhe intervistat individuale.


