Coronavirus: Çfarë po ndodh realisht me mutacionin e ri XE dhe rastin e parë në Indi

Bota

Disa orë pasi autoriteti komunal i Mumbait njoftoi se rasti i parë i Indisë i mutacionit të ri të koronavirusit, XE, ishte zbuluar në qytet, Ministria indiane e Shëndetësisë tha se “provat aktuale nuk tregojnë praninë e variantit të ri”.

Më parë, një grua 50-vjeçare e vaksinuar plotësisht me një histori udhëtimi në Afrikën e Jugut në shkurt u identifikua si rasti i parë i variantit të ri XE. Sipas informacionit të dhënë nga autoritetet e Bombeit, pacienti ishte anëtar i një ekipi filmik, e cilambërriti nga Afrika e Jugut më 10 shkurt. Sipas indiaexpress.com, mutacioni XE konsiderohet të jetë 10% më ngjitës se mutacionet Omicron. Gruaja, pas mbërritjes në Mumbai, ishte diagnostikuar negative për koronavirus, “por më 2 mars, gjatë një ekzaminimi rutinë, ajo rezultoi pozitive dhe u karantinua në një dhomë hoteli”, thuhet në deklaratë.