Delegacioni i BE-së në Shqipëri jep konkluzionet e takimit

1218

Delegacioni i Bashkimit Evropian në Shqipëri doli sot në një deklaratë për shtyp në emër të Kryetarit të Komitetit të Punëve të Jashtme të Parlamentit Europian David McAllister (EPP) dhe Raportuesi i Përhershëm i Parlamentit Evropian për Shqipërinë Knut Fleckenstein (S & D).

Në deklaratë për mediat Delegacioni i Bashkimit Evropian në Shqipëri, thuhet se, “Kryetari i Komitetit të Punëve të Jashtme të Parlamentit Europian David McAllister (EPP) dhe Raportuesi i Përhershëm i Parlamentit Europian për Shqipërinë Knut Fleckenstein (S & D) u takuan me shumicë dhe opozitë dhe patën një diskutim të mirë. Të dy deputetët paraqitën propozime për rrugën përpara që përfshinte pika mbi dekriminalizimin, luftën kundër narkotikëve, masat teknike për përmirësimin e zhvillimit të zgjedhjeve dhe masat e ndërtimit të besimit politik”.

Me tej në deklarotë thuhet se “Ata gjithashtu propozuan ide për diskutim mbi datën e zgjedhjeve dhe ndryshimet e mundshme para-zgjedhore në strukturat qeveritare për të ndërtuar besimin afatgjatë në sistem. Për anën e shumicës kishte marrëveshje mbi pikat e parashikuara për sa kohë që vetingu do të votohej në parlament. Partia Demokratike mbajti qëndrimin e saj për emërimin e një Kryeministri teknik dhe për miratimin e një sistemi votimi elektronik për hir të zgjedhjeve të lira dhe të ndershme”. /ATSH/




Këtë e pëlqejnë %d blogues: