Delina Kreka me vëllimin e saj poetik “Kristal mbi Petale”

Letersi

Së shpejti del nga shtypi libri me poezi “Kristale mbi petale nga Delina Kreka, poezi të  zgjedhura, të cilat i dhurojnë lexuesit kënaqësi, emocion dhe fllad, nëpërmjet vargjesh që dalin thellë nga zemra e autores së re korçare.

Me plot dashuri autorja shkruan për njerëzit, meditime e njëkohësisht plot pathos për të sotmen dhe të nesërmen, për brezin që jemi dhe brezat që vijnë.

Në vëllimin e saj Kristale mbi petale” autorja shpalos me profesionalizëm dhe mjeshtëri, që e bëjnë këtë libër poetik të veçantë dhe me vlera të mëdha. Në këtë krijimtarinë e saj të parë poetja korçare del para lexuesit me 100 poezi, që shumë shpejt e fut lexuesin në brendësi të të gjitha gjinive të dashurisë me energji pozitive.

Delina ka ardhur duke e ëmbëlsuar poezitë e saj, aq të thjeshtë, të bukur dhe miqësore. Krijimi i saj i parë është pritur me fjalët dhe përshtypjet më të mira, duke filluar që nga Demir Gjergji, i cili ka bërë edhe redaktimin, duke u shprehur se, poezitë janë të një niveli shumë të mirë.

Në përfundim mund të themi se poezia e Delinës është një rëkezë e kthjellët që bën muzikë, ndërsa rrjedh fshehurazi poshtë barit të njomë, për të udhëtuar drejt detit të jetës… me mendimin dhe krijimtarinë e saj bëhet pjestar në çdo familje shqiptare.

   Ja dhe disa poezi të marrë nga vëllimi “Krisale mbi Petale” !

 

 

Lutje ne altarin e shpresës!

Lutje, përditë në altarin e shpresës,

Heshtur thua, emrin tim.

Në muzgje të përmallshëm pret!

Pret, në të përgjumurin agim.

Buzëqeshja, pjalm i shpirtit

Gatuar, servirur,

Mbeten “tryezes” shtruar.

Fillim stine unë,

Në ç’do tre muaj të vitit.

E stinët ikin,

E vijnë bashkë me mua.!

As unë, as ti

S’ka se, si ta di,

Se si t’i mbylla shtigjet e tua?

Sundimtare unë, a ti, rob i vet dorëzuar?

Tingull dal që andej

Dritë nga sytë e të ndriçoj

Pas lutjes, që mban emrin tim,

Në fund ti pëshpërin, amin…!

 

Qajnë qershite.

Gushë me gushë,

E sy me sy,

Sa bukur

dukemi të dy!

Dorë për dore ,

E sup me sup,

A s’jemi bashkë

Një trup!?

Degjoj dritën në sy

Të bardhën e agimit dritë

Që flet- qete

Më zgjon perdite!…

Shiu, era

Përplasen në xham

Të them ” UNË JE”

Më thua ” TI JAM”….

Qershitë ,qajnë shiut

Embëlsi

Kjo është dhimbje

A dashuri !?…

Dialog ne distance

Ajo : teksa ujë pi

Ç’po bën ai?

Ai : teksa bie një yll,

– sikur ta dish?

Pres që të vish

Sa herë të kujtoj

Malli me merr dyfish…!

Hëna në ballkon

Kotet, shtriqet ,krahun kthen!

Ai : shuan cigaren e fundit

me rrathë tymi të nikotinës

Përplas qepallat retines.

Ajo – mbulomë me qerpik

Rri këtu mos ikk

Mbulomë poshtë – sipër

Pranverë e dimër!..

Ai : nje shtrengim dhimbje

Në kraharor,

Fjete?

Jo mos fli

Pritmë të vij

Folmë me sy

Pastaj me puthje

Te ti mbyll të dy…!

Qeramika fëminore.

Në rrënoja ëndërrash fëminore u ula të çlodhem

Rreth shtyllave të mermerta

Mbuluar dhe , hi!

Qielli lart veshur i mbufatur

Një pallto të trashë, të madhe, gri.

Fëminoret ëndërra,

Me buzeqeshje i ndërtova

Tinëz, mengjeze – mesnatave

Teksa veja – vija nxitimthi,

Rrugës së qumështit.

Punën zëri nënës e ndërpriste

-Çohu biro , agoi…!

Tani veç rrënojat janë të miat.

Qytete ,kopshte,kështjella

Kështjella ëndërrash…

Buzëmbrëmjeve, xixëllonjat

Më vijnë , flasin bukur ,trishtueshëm.

Me fosforin e dritës së bardhë!

Si dikur, kur i mbidhja si yjet në duar

Për të ndriçuar botën time,

Me njohën sot lotët mi bënë perla faqeve

Sot ndriçojnë rrënojat , statujat e sinqeritetit, copëza delirësie

Mos zbehen mos thërrmohen!

Statujat e dritave ,copëza kujtimesh

Qeramika të thyera,

Mozaike rrugësh kupa fron thyera

Qe s’ke si i mbush me verë ëndërrimesh

Mes psherëtimës ngre krye

Forcë gjej

Të ruaj. Copëza feminore…

Muze të ngrej!…