ADRIAN RAKIPI /
Vijmë në vëndin tonë e kënaqemi me ndryshimet që duken në paraqitje , kryesisht në ndërtimet e strukurave të ndërtimit dhe infrastrukturës. Lexojmë rjedhën e ngjarjeve për ekonominë dhe zhvillimin e saj. Informohemi për borxhet që ngarkojnë nga viti në vit shqiptarët, duke u rritur e duke rënduar pa dashur ndjesinë e tyre pa ndonjë faj.
Nga ana tjetër akoma edhe kësaj dite, shqiptarët largohen nga shtëpia e tyre. Politika (qeveria), duartroket këtë nismë ç’popullimi, thuaj të jetë pjesë e strategjisë së saj në programin ideologjik 8-vjeçar për largimin e shqiptarëve jashtë Shqipërisë me qëllimin të vetëm, largimin e tyre jashtë kufijve tanë për sensibilizim ekonomik individual.
Diaspora i shikon me sy kritik gjithë këto lëvizje dhe nuk influencohet nga ideologjitë dhe partitë politike, por për ndryshimin e jetës së çdo shqiptari brënda teritorit dhe ndryshimit të standarteve të jetesës, brënda atyre kufijve brënda shpresës dhe buzëqeshjes së njerëzve .
Shqipëria i përket gjithë shqiptarëve dhe interesave të tyre të kudondodhur në botë. Vetëm ata dhe psikologjia e tyre e mirë, qeverisja pa kushte e ideologjive mediokre që nuk duan të shkulen nga mendimi patriakal, përbëjnë ndryshimin .
Diaspora shqiptare mbarë botës vetëm këtë ndryshim kërkon dhe nuk është i largët për mentalitetin e pavarur të shqiptarit kërkues e të standarteve .
Mendimet dhe vendimet politike që janë marrë nga tempulli “ Demokraci” Parlamenti Shqiptar, anashkalojnë Diasporën mbarë shqiptare, janë gur përball rrotave (për t’i frenuar dhe bllokuar zhvillimet) për ndryshim të mentalitetit në Atdheun tonë .
Diaspora nuk njeh flamuj partiak dhe duartrokitje. Ajo është e lidhur vetëm me ndryshime në të gjitha drejtimet ku rëndësi ka vetëm ngritja e personalitetit dhe standarteve të jetësës të çdo shqiptari, lidhur me perëndimin .