Diaspora nuk është parti politike as organizate terroriste zoti Rama

Politika

E Paprecedente kjo sjellje e kryeministrit shqiptar për ndalimin e protestës së Diasporës, një veprim anti-demokratik për një vend që kërkon te antarësohet në familjen europiane.

Diaspora asnjë herë nuk është marrë në konsideratë nga politika shqiptare, por edhe ajo vetë ka qenë e distancuar nga politika edhe pse kjo e fundit e ka parë atë gjithnjë si një komunitet opozitar.

Po përse kryeministri shqiptar i trembet protestës së Diasporës? Përse kjo frikë e madhe ka ndikuar që ai të marrë vendime në kundërshtim me parimet demokratike? Cili ligj ne Shqipëri ndalon nje protest të kësaj natyre? Por…

Përgjigja e qeverise së sotme ishte i qartë dhe një mesazh se vendi po rikthehet në diktaturën ish-komuniste. Të gjitha lëvizjet e fundit të kryeministrit si ligji anti-shpifje dhe kontrolli i mediave dhe më shumë i portaleve vulos përfundimisht rrezikun e demokracise ne Shqiperi. Heshtja e ministrit te Diaspores në këtë moment është një mesazh vajtues…

Aq sa vendimi i policisë së shtetit që paguhet nga taksat e popullit bën leckë dhe shkel Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë ndaj njoftimit për një protestë të diasporës. Kryeministri i vendit duhet të kuptojë se goditja ndaj demokracise dhe rreziku ndaj saj eshte nje rrezik edhe për vetë shtetin etij të korruptuar.

Organet e drejtesisë heshtin, pasi është pavarësia e tyre ne letër dhe jo në praktik. Rama pasi ka indinjuar mbare studentet tashmë po indinjon edhe Diasporen me vendimet etij të pa kontrolluara, po përgatit fundin e tij si kryeminister. Diaspora nuk është organizatë fashiste as organizte terroriste…

Protesta mos sot apo neser do te behet zoti kryeminister, sepse shtë një turp dhe marrëzi e zezë në këtë sistem dhe qeverisje antidemokratike.

Por demokracia në Shqipëri me këtë qeverisje të tilla vendime anti-demokratike edhe i pranon dhe ashtu vendos…