Berisha: Larje hesapesh midis bajlozëve të krimit në krye të pushtetit

976
berisha-korrupsioni

Reagon ne Facebook ish-kryeministri Sali Berisha

Sali Berisha ka reaguar menjëherë për dorëheqjen e Artan Didit nga kreu i Policisë së Shtetit. Sipas Berishës, shkarkimi i tij u bë për të larë hesapet me krimin e fshehjes nga Edi Rama, në lidhje me kërkesën e autoriteteve belge për ekstradimin e Mark Frrokut. “Cubin Didi e hëngri krimi i pushtetarëve! Larje hesapesh midis bajlozëve të krimit në krye të pushtetit!!

Të dashur miq, sot Këshilli i Vrasësve largoi dhe flaku si limon të shtrydhur, vrasësin, cubin mercenar që rrënoi Policinë e Shtetit, Artan Didi. Shkarkimi i tij u bë për të larë duart me krimin e fshehjes nga Edi Rama për tre muaj të kërkesës së autoriteteve belge për ekstradimin e Mark Frrokut për vrasje. Pra ky shkarkim është thjesht një larje hesapesh midis kockave mafioze të pushtetit të krimit. Burime të informuara njoftojnë se Artan Bajraktari, në momentin e arrestimit ka deklaruar se ai kishte njoftuar për kërkesën belge jo vetëm Didin por dhe vet Tahirin, nga të cilët ishte porositur ta mbante aty e tw mos kthente përgjigje. Marrëdhëniet e Didit me Tahirin ishin prej kohësh në thike e në pikë! Thuhet se Didi kishte denoncuar tek të huajt lidhjen e Tahirit me Shullazin, përdorimin e drogës nga ana e tij si dhe aksionet e tij ne lojërat e fatit, etj. Kurse Tahiri mbante peng Didin me një transfert 500 mijë eurosh të tij në  një vend mik si dhe disa emërime në polici. Bosët e pushtetit të krimit po hanë njëri- tjetrin!!”, shkruan Berisha në Facebook.

 

 

 




Këtë e pëlqejnë %d blogues: