Edhe një shqiptar gjendet i vetëvarur në burgun grek. Asnjë hetim, shkon ne 185 numri i vrasjeve

Greqi

Nga një portal mësohet se një shqiptar tjetër është vetëvarur në burgun grek. Mediat greke mbulojne edhe kete vrasje në spitalin e burgut. Por kjo ngjarje e rëndë mësohet të ketë ndodhur ditën e sotme në Greqi, ku një shqiptar është vetëvarur në qelinë e burgut të psikiatris në Koridalo të Athinës… Portali bën të ditur Gëzim Shekaj, vari veten.Por…

I riu nga Vlora rreth moshës 33 vjeç, kishte përfunduar dënimin e tij dhe para 20 ditësh kishte hedhur firmën për të dalë nga burgu. Por, detaje tronditëse rrëfen një i afërm, i cili thotë se përgjatë këtyre 20 ditëve, Gëzimi është injektuar me 4 gjilpëra, me qëllim që ta çonin drejt vdekjes, ku kështu ndodhi.

Në tre muajt e fundit, Gëzimi është i katërti shqiptar që humb jetën në burgjet greke. Alarmant është fakti se lidhur me këtë rast nuk kanë shkruar as mediat greke, ndërsa sipas shqiptarit, policia po tenton të fshehë ngjarjen. Këto ngjarrje ndodhin në një kohë kur në Ambasada jonë në Greqi është kthyer kundër interesave te shtetasve te saj, kur behet fjalë për të tilla vrasje. Por parallel me hetimet e shtetit shqiptar ndaj kesaj vdekje duhet te hetohet njëkohësisht edhe indiferentizmi dhe sjellja e kësaj amabsade ndaj familjeve të viktimave dhe gazetareve shqiptar.