DIKUR
Dikur kemi qēnë një akt dashurie
Në netë vonë,
Në frymë të nxehtë.
Në heshtjen vrastare merimadhe
Ose pas një çasti mërzie
pas vallëzimit magjik, morëm jetë.
HAP I SHENJTËRUAR
Ke endur mall në shpirtin tënd,
E tash është bërë një ndienjë që dhemb.
Mall për një gjurmë në kohën e shkuar.
Një hap prej zonje të shenjtëruar.
Pa besë, pa fe koha që shket
Kujtimi i ndienjës që të bën mbret.
GËZIM VARFËRIE
Nuk ma ngushtoi zemrēn paraja.
Më mirë që e varfër jam .
Rreth meje valle hedhin, brenga e halle të mëdhaja
Po shpirtin në paqe e kam.
Të gjithë e lakmojnë .
E ka a s’e ka dikush.
Zemra e pasunikêve ngushtohet,
E shpirtin me akull ua mbush.