Avokati Spartak Ngjela ka folur për 5 disfatat e qeverisjes së Ramës që sipas tij i ka konsidruar të tilla qeveria gjermane.
Ngjela shkruan gjithashtu se takimi i fundit që pati kryeministri shqiptar në Berlin, ishte shumë i ftohtë dhe kjo sipas tij ndodhi sepse gjermanët e kuptuan që kishin të bënin me një kryeministër që thoshte vetëm fjalë pa lidhje.
POSTIMI I PLOTË:
Cilat janë disfatat e qeverisë Rama sipas mendimit të politikës gjermane dhe Kancelares Merkel.
Takimi i fundit që pati kryeministri shqiptar në Berlin, ishte shumë i ftohtë; dhe kjo sepse gjermanët e kuptuan që kishin të bënin me një kryeministër që thoshte vetëm fjalë pa lidhje.
Në funksion të kësaj Angela Merkel i dha këtë konkluzion:
Qeveria Rama nuk ka mundur të realizojë:
- Reformën në drejtësi.
2. Zgjidhjen e problemit të pronave ( as e ka filluar).
3. Ndarjen territoriale në formë federale me pavarësi të plotë ekonomiko-politike.
4. Ristrukturim i sistemit arsimor në drejtim të intelektit dhe prodhimit të punëtorëve të kualifikur.
5. Sitemi shëndetësor kërkon ristrukturim të plotë në mënyrat e financimit….
Të katra këto janë prioritete që duhet të formojnë Shqipërinë për të qenë e gatshme për në Bashkimin Europian.
Por, ka mundësi Rama t’i realizojë këto?
Rama jo vetëm që nuk ka mundësi t’i realizojë këto, por ai as nuk i dëshiron.
Po pse?
Reforma në Drejtësi e penalizon.
Zgjidhen e problemit të pronave Rama nuk e kupton dot.
Ndarjen territoriale në formë federale, Rama nuk e koncepton dot fare se i duket vetja që mbetet pa pushtet.
Ristrukturimin e sistemit arsimor Rama nuk e di fare se çfarë është.
Mënyrën e financimit të sistemit arsimor, kryeministri nuk arrin ta kuptojë dot fare.
Siç shihet kryeministri shqiptar për Perëndimin ka dëshruar.
Po shqiptarët çdo të bëjnë? /Shuplaka)