Dy policë të Durrësit u vunë në pranga sot pas një vendimi që mori një ditë më parë SPAK. Viktor Buca dhe Gzim Luka u arrestuan në Durrës nga kolegët e tyre pasi morën 10 minë lekë në këmbim të lirimit të një personi.
Alfred Mikeli ishte dënuar me 10 vjet burg dhe ndiqej nga policia. Ai u kap por u lirua fill më pas nga Buca dhe Luka.