E paprecedentë / Shpëtoi nga vdekja por e akuzojnë për shpifje

Greqi

A do të jetë i pranishëm Ministri i Punëve të Brendshme të Shqipërisë ?

Ky është 35 vjeçari Simo Prelas, i burgosuri që u torturua nga 5 oficerët e policisë së Sigurimit të Kavallës në Komisariatin e Policisë në fillim të muajit shkurt, si  dhe nga 4 policët e tjerë të grupit të transferimit gjatë transferimit të tij në burgjet e Korydallos në periferi të Athinës në 9 mars 2023, ka dëshmuar  në Punët e Brendshme të Policisë dhe ka identifikuar pesë torturues të tjerë. Në 16 Mars 2023 ngriti një padi kundër tyre pati arrestime por që më pas u lane të lirë.

Ai u dënua 7.5 muaj ne mungese te tij se policia qytetit të Kavallës nuk e derguan ne gjyq, dhe më pas e kanë torturuar.

Kundër shqiptarit tashmë torturuesit kanë hedhur në gjyq me akuzë shpifje edhe pse shenjat ne trup dhe në fytyrë flasin qartë për dhunë.

Më 10 janar të vitit të ardhshëm 35-vjeçari Simo Prela do të përballet në gjykatën e Kavallës përball dhunuesve po në dëm të tij si një mashtrues dhe jo si viktimë.

Por në këtë rast pyetja shtrohet se a do te jetë prezence Dhoma e Avokatërise Shqiptare në seancën gjyqësore kundër tij.

  • A do të jete i pranishëm ministri i Drejtësisë Shqiptare?
  • A do të jete i pranishëm ministri i Punëve të brendshme të Shqipërisë ?
  • A do të jete i pranishëm Avokati i popullit Shqiptar?
  • A do të jetë I pranishëm Helsinku Shqiptar?
  • Deri më sot shqiptarët janë lënë në mëshirë të zotit, ku kanë humbur jetën në burgje 67 shqiptarë.