E RËNDE NË GREQI / GJENDET I VARUR 57-VJEÇARI SHQIPTAR

Greqi

Lajmi për vdekjen e një 57-vjeçari nga Shqipëria, i cili pasditen e djeshme më 13/12/2024 u gjend i varur. Është media lokale Patrisnews që raporton për kete lajmë kaq te rëndë.

Burri u gjet i varur në një pemë në një fushë në zonën e Amaliadës, nga një bashkatdhetar që po e kërkonte. Sipas informacioneve të para të mediave lokale Patrisnews, shoku i 57-vjeçarit i shqetësuar ka nisur ta kërkojë dhe ka përfunduar në fushë ku ka parë pamjen tragjike.

Shoku i tij u përpoq ta ndihmonte të zbriste, por ishte tepër vonë pasi 57-vjeçari ikishte vdekur.

57-vjeçari punonte në Amaliada në punë të ndryshme për të siguruar jetesën. Nuk dihen shkaqet që e çuan në vetëvrasjen e tij, ndërsa policia po kryen hetimet për zbardhjen e plotë të rastit. Ky incident nxjerr në pah edhe një herë vështirësitë dhe presionet e shumë emigrantëve ekonomikë, të cilët jetojnë dhe punojnë në kushte të pafavorshme, larg familjes dhe atdheut të tyre.