Ekstremistët e djathtë nisin gjahun ndaj azilkërkuesve

Emigracioni

Ekstremistët e djathtë nga i ashtuquajturi “Bloc Identitare” kundërshtojnë ardhjen e refugjatëve në Evropë. Nën moton e shpëtimit të refugjatave ata do të nisin aksione konkrete në ujë!

Larg bregdetit, në thellësitë e ujërave të Evropës dhe Afrikës, lundron edhe një anije e cila e quan veten „Defend Europe”. Anija është nisur për në Itali dhe prej atje do të niset për në bregdetin e Libisë. “Ne duam të jemi pjesë e procesit të shpëtimit të refugjatëve. Por jo si të gjitha organizatat tjera joqeveritare, të cilat i sjellin refugjatët në Itali. Ne duam të bashkëpunojmë me rojet në Libi dhe duam t’i kthejmë refugjatët në Libi”, thotë Daniel Fiß, një nga përfaqësesit e kësaj lëvizje djathtiste ekstreme. Qëllimi është pra që rojet e Libisë të parandalojnë nisjen e refugjatëve përmes Mesdheut për në Evropë. Ky është misioni i tyre “për shpëtimin” e refugjatëve.

Problemet në bashkëpunim me Libinë

Për momentin nuk dihet se çfarë do të ndodhte sikur refugjatët të refuzonin të futen në anijen e këtyre aktivistëve. Nuk dihet nëse ekziston edhe ndonjë marrëveshje me autoritetet e Libisë. Verena Papke nga organizata private humanitare „SOS Mediterranee” thotë se një bashkëpunim i tillë me autoritetet e Libisë gati e pamundur. „Këtu ekzistojnë organizata të dyshimta të armatosura të cilat pengojnë organizatat humanitare në punën e tyre. Ato i rrëmbejnë refugjatët dhe i kthejnë në Libi, për qëllime kontrabandimi”, thotë Papke.

Plani i grupit të ekstremistëve të djashtë është që të luftojnë edhe kontrabandistët. Ata thonë se në anije kanë “ekspertë të sigurisë”, të cilët do të përballen me kontrabandistët e armatosur. Kjo është në fakt detyrë e misionit europian Sophia. Por grupi ekstremist e sheh veten në një formë tjetër angazhimi. „Ne duam të mbledhim të dhëna për bashkëpunimin e organizatave humanitare me bandat kontrabandiste. Me këto të dhëna do të nisim luftën e  vërtetë”, thotë Daniel Fiß.

Frika nga konflikti i hapur

Për një bashkëpunim të tillë mes organizatave humanitare dhe kontrabandistëve nuk ekziston deri tani asnjë dëshmi. Tani është shtuar frika nga mundësia e një konflikti të hapur mes organizatave humanitare dhe atyre djathtiste në ujërat e hapura. Verena Papke nga „SOS Mediterranee” thotë se ata nuk duan të merren shumë me këtë lloj “konkurrence”. Ajo që na shqetëson për momentin është fakti që Evropa lejon vdekjen e përditshme të refugjatëve në deti”, thotë Papke. Organizata e saj ka shpëtuar ditët e kaluara nga vdekja e sigurt të paktën 800 refugjatë./VOAL/