Emërohet Avokati i Përgjithshëm i Shtetit, ja kush është…!

Aktualitet

Me vendim të Këshillit të Ministrave është liruar nga detyra Avokatja e Shtetit, Brunilda Lilo. Ajo është zëvendësuar në këtë detyrë nga Odise Moçka, i cili do të jetë Avokati i ri i shtetit.

Avokatura e Shtetit është institucion qendror i administratës publike, i ngarkuar ekskluzivisht për dhënien e asistencës juridike

Qëllimi i ndihmës juridike që jep Avokatura e Shtetit është të përfaqësojë dhe mbrojë në gjyq interesat pasurore të shtetit, të këshillojë institucionet publike qendrore dhe entet publike, dhe të ndërmjetësojë për zgjidhjen me pajtim të konflikteve mes institucioneve të administratës qendrore apo enteve publike.