Emigrantët në Greqi sytë nga partia e Ben Blushit

Emigracioni Kryesore

partia e ben blushit

Partia më e re në vend është mirpritur nga emigrantët në Greqi, një parti e cila do mbështetet nga emigrantët tanë.

Burimet bëjnë fjalë për kontaktet e para me emigrantët kanë filluar me kreun e kësaj partie, për ngritjen e menjëhershme të Degës së saj në Greqi. Ben Blushi e ka të qartë se në Greqi pjesa më e madhe i përkasin të majtës, ku ai sëbashku me përkrahësit e tij më të afërt po e rishikojnë ngritjen e Degës së kësaj strukture sa më shpejt për ta shtrirë këtë strukture në mbarë greqinë. Dihet që shumë simpatizantë të PS janë të indinjuar nga mos mbajtja e premtimeve të kryeministrit Edi Rama, që nga 10-të premtime të bëra në fushatën elektoriale te 2013, nuk ka realizuar asnjë. Mendohet se një pjesë e simpatizantëve të PS po shikojnë mundësinë për të kaluar në partinë e Ben Blushit. Organizimi ka filluar dhe emigrantët janë optimist për këtë parti të re./www.focusnews.al/