Kujdes emigrantë! Rasti i mirë për të papunët

956

rasti per karten e oaedhit

Programi siguron kushtet e nevojshme për integrimin e përfituesve në tregun e punës, përmes përvetësimit dhe përmirësimit të aftësive të tyre profesionale, me trajnim paralel teorik dhe praktik në kushte të vendit të punës, mundësinë e certifikimit të kualifikimeve profesionale dhe përshtatjen e aftësive të tyre profesionale sipas nevojave bashkëkohore të sektorëve të zhvilimit ekonomikë me prioritet.

Ky progam synon 23.000 përfitues dhe përfshin:

  • Trajnim teorik 120 orë në sektor të rëndësishëm siç: Tregëti, Logjistikë, Vepra Infrastrukturore & Profesione Artizanale, Turizëm, TPE, Ambientalizëm & Menaxhim mbetjesh të ngruta dhe të lëngshme, degë të ndtyshme të Industrisë, Energji dhe Bujqësi.
  • Certifikim i kualifikimeve të fituar në kuadrin e programit
  • Përfituesit do të prakikohen në firma të fushave specifike në sektorin privat me kohëzgjatje 500 orë.
  • Programi ofron € 2,600 (120 orë * 5 € dhe 500 orë * 4 €)
  • Konvertim i praktikës në punësim të përhershëm, pas përfundimit të programit
  • Program duhet të ketë përfunduar deri më 31.12.2017

Kushtet e pjesëmarrjes:

– Posedues të kartës së papunësisë të vlefshme (karta anergias se isxei)

– Mosha nga 29-64 vjeç (të lindur 01/01/1952 – 31/13/1987)

– Të mos kenë jenë nxënës apo studentë

Kriteret e zgjedhjes:

Përfituesit do të zgjidhen nga organi kompetent shtetëror bazur në kriteret e mëposhtme:

– Të ardhurat totale vjetore personale apo dhe familjare të viti 2015

– Koha e papunësisë

– Përvoja në fushat e ngjashme

Përfituesi për tu rregjistruar në organizmin që do të realizoj terajnimin duhet të dorëzoj:

– Kërkesën e tij të pjesmarrjes, ose në rastë pamundësie të posedimit të kërkesës së pjesmarrjes të K.A.Y.A. S ndërmjet cë cilës organi i trajnimit do të informohet për të dhënat e kërkesës së pjesëmarrjes.

– Dokumentacioni mështetës pë të vërtetuar të dhënat e Kërkesës së Aplikimit siç ato përcaktohen më poshtë:

– Karta e papunësisë e vlefshme të paktën që në ditën e aplikimit dhe të firmosjes së kontratës dypalëshe ose vërtetim papunësie

– Fotokopje e titujve arsimor (diplomë, dëftesë, kualifikime, certifikime, vërtetime dhe certifikata)

– Delkarata fiskale personale apo familjare për vitin 2015

– Fotokopje e letërnjofimit (taftotita) apo të pasaportës

– Deklaratë solemne e nenti 8 Ligj 1599/86 se nuk jeni nxënës/student etj.

– Deklaratë solemne e nenti 8 Ligj 1599/86 në të cilën do të deklaroni: nuk ndjek dhe nuk jam pjesë e asnjë porgami paralel trajnimi të financuar nga EKT, gjatë dy muajve të fundit, me përjashtim të mësimit të gjuhës greke apo trajnime profesionale TPE – ΤΠΕ të cilat certifikohen.

Diplomat, dëftesat, kualifikimet, certifikimet, vërtetimet dhe certifikatat e lëshuara nga organet e vendeve të treta që i bashkëngjiten ftesës duhet të jenë të përkthyera në gjuhën greke nga organet kopetente, siç Departamenti i Përkthimeve në Ministrinë e Jashtme të Greqisë që ndodhet në adresën: Arionos 10, Athinë, avokatë, zyrat e përkthimit etj., të certifikuar nga shteti grek. Të gjitha diplomat, dëftesat, kualifikimet, certifikimet, vërtetimet dhe certifikatat e lëshuara nga organet e vendeve të treta që i bashkëngjiten ftesës të përkthyera në gjuhën greke legalizohen nga avokatë të certifikuar, ose nga Departamenti i Përkthimeve në Ministrinë e Jashtme të Greqisë. Çdo fotokopje e këtyre dokumentave është e vlefshme dhe detyrimisht e pranueshme e fotokopjuar qartë dhe e legalizuara nga një avokat.

Shkresat zyrtare të vendit, pra shkresat e vendit (Greqisë) që janë lëshuar nga shërbime, organizma dhe institucione të ndryshme siç diplomat, dëftesat, kualifikimet, certifikimet, vërtetimet dhe certifikatat, dorzohen të fotokopjuara qartë dhe janë të pranushme automatikisht.

Shkresat e lëshuara nga shërbime, organizma, institute jo shtetërore, dorzohen të fotokopjuara qartë dhe të legalizuara nga një avokat.




Këtë e pëlqejnë %d blogues: