Flet kreu i shoqatës Shqipëria: Vota e emigranteve një e drejtë kushtetuese, qeveria nuk është gati për 2017

Emigracioni

flet kreu i shoqates Shqiperia

Ilirjan Dhima / Dy ditë më parë ndoqëm intervistën e Kryeministrit Edi Rama në televizionin News 24, ku midis të tjerave u prek edhe problemi it ë drejtës së votimit të emigrantëve, duke e bërë të pamundur që të arrihet në këto votime parlamentare të 2017.

“Eshtë vonë dhe e pamundur të bëjmë kaq shpejt regjistrimin dhe votimin për Emigracionin, theksoi kryeministri.

Por unë di se vota e emigranteve është një e drejtë kushtetuese, ku emigrantet kanë të drejtë jo vetëm të votojnë, por edhe të votohen, jo vetëm të zgjedhin, por edhe te kenë të drejtë edhe për t’u zgjedhur. E drejta e votës së emigrantëve duhet të realizohet në vendet ku jetojnë dhe për mua versioni më i mirë është të votuarit në mënyrë elekronike, duke mos patur as edhe një shpenzim. Por…

Në këto 25- vite të emigracionit nuk kujtua njeri apo parti, si edhe nga vetë përfaqësimi shqiptar  për të drejta të emigrantëve, shoqatat apo federata për këtë problem. Në këto vite është vazhduar dhe organizuar nga parti politike mes kordinatoresh të emëruar nga lart nga Tirana dhe mes të korrupsionit të hapur me militantë të pa paguar mes firmave të autobuzeve, sipas preferencave politike kanë shkuar në Tirane e  kudo në Shqipëri. Çfarë bënë dhe çfarë fituan emigrantët nga këto padrejtësira ? Dihet që tani po vjen koha, por për hatër të së vërtetës të së drejtës mashtrimi ndaj nesh qe i madh. Emigrantët u harruan ata të parët nga partitë që i kthyen krahët emigracionit. Harresa qe me ndërgjegje që politika shqiptare i bëri emigracionit, ka bërë që të shihet më indiferentizëm në personat e partive që mashtruan dje si edhe më parë. Sot emigracioni në Greqi për shkak të krizës se hedh fare votën, duke përjashtuar fanatikët dhe militantët, apo miq e shok të dikujt, nga disa tipa që si duket se e kanë hobi dhe kenaqen me hiçin

.Emigracioni shqiptar në Greqi para se të votojë duhet që vetë të përfaqësohet për të drejtat e tij, të kërkojë me ligj të drejtat e qytetarit europian. Duhet të votojmë për veten dhe pastaj për politikën në Shqipëri. Marrëdhëniet mes emigracionit dhe shtetit duhet të rregullohen me ligj, jo si është praktikuar deri më sot, parti apo Dege Partie pa ligj dhe pa votë si dhe me nivel të ulët arsimor nga fryn era,  por me bindje të hapur transparent e të vendosur në bindjet e secilit në ide, që e përfaqëson emigrantin në grupimin dhe aleancën  e grupimit politik opozitë apo mazhorancë. Bizneset janë të interesuara të marrin paketa parash nga politika,  apo të paguajnë për politikën, por emigrantët duan ndihmën e bashkimin e tyre për të ndihmuar  njerzit në emigracion dhe sidomos financimin ligjor të përfaqësimit në tërë emigracionin.

Ky do ishte votimi primar që i hap rrugë  rregjistrimit dhe të drejtës së votimit të emigracionit, por ashtu siç deklaroi edhe kraeministri z. Edi Rama në televizionin News-24, Shqipëria nuk është gati që në këto votime të votojnë emigrantët, duke mohuar edhe njëherë të drejtën e votimit në vende ku punojnë dhe jetojnë. Është kjo qeveri që kur ishte në opozitë pati premtua për realizimin e të drejtës së votimit në mandatin e saj, pikërisht një premtim qe do të realizohej nëë 100 ditët e para të saj. Por…