Kështu u shpreh për Focus News, Klodian Lekocaj nga Burgu Koridallo, “Nuk jam ai që thonë, por jam një i dënuar për vjedhje xhepash dhe për lende narkotike. Për këto jam dënuar 26.7 vite burg, ku ndodhem brenda qe nga viti 2006. Gjatë kësaj kohe akuzohem për tre plagosje me armë dhe për këto te tre plagosje dola i pafajshëm.
Por ajo qe desha të them eshte se ketu duan te me ngarkojne gjera qe si kam bere. Pak kohe me parë ne televizor u fol për përgjimet duke me akuzuar mua si autorin, po te me japin mua zerin e përgjimeve ju them une se kush i ben ato.
Greku që u vra pak kohë më parë donte të më helmonte mua, ketu vrasjet bëhen tjetër për tjeter. Bardhylin e vrane me helm pasi nuk donte të më akuzonte mua per gjera qe nuk i kisha bere. Ai u helmua nga nje shqiptar qe rinte bashke me te njëten qeli, ndërsa gardianet thonin se ai vetvarur. pra ishte shoku i dhomës që e helmoi, nuk e preku me dorë kur po e conin ne spital këtë e kuptova si nje hajdut xhepash di edhe psikologjine e tjetrtit, kur kryen vepra te tilla. Po si ka mundsësi qe një i vetvarur te ece 500 metra nga qelia e tij, dhe te mos kete shenja ne trup. kur e cuan në spital atij po i dilte gjak nga goja dhe ishte ende gjallë. Te gjitha keto i ben që të më akuzojnë mua se unë e vrava Arben Bakon. Në Pas disa ditësh do te paraqitetm para trupit gjykues dhe ende nuk me kane sjellur avokat.
Eshtë avokati Xhovola që me hengri 7 mijë euro dhe tani duan te ma akuzojne për vrasjen e Zafiropulos për një vrasje, për këto detyruan Bardhylin që të më akuzonte po ai nuk pranoi dhe me pas e vranë…