Ministrja e Ekonomisë dhe Financave, Anila Denaj nëpërmjet një video-mesazhi ka bërë me dije se tashmë është alokuar fondi nga buxheti i shtetit për rimbursimi i penaliteteve që qytetarët shqiptarë kanë marrë jashtë shtetit prej thyerjes së afateve të qëndrimit.
Kjo vlen për qytetarët që e kanë thyer këtë afat 10 mars- 1 qershor por nga sot janë hapur aplikimet dhe ata që kanë penalitete dhe i kanë paguar duhet që të dorëzojnë në Postë dokumentacionin e vërtetimit të marrjes së penalitetit dhe të pagimit të saj si dhe numrin e llogarisë bankare.
Denaj thotë se brenda qershorit rimbursohen të gjithë aplikuesit teksa në rast se nuk merret qytetarët të ankohen tek Tatimet.
“Është alokuar një fond nga buxheti i shtetit për rimbursimin e penaliteteve që qytetarët shqiptarë kanë marrë si thyerje e afateve të qëndrimit jashtë vendit për periudhën 10 mars- 1 qershor.
Çdo qytetar shqiptar është i lutur të aplikojë nëpërmjet Postës Shqiptare të aplikojë nëpërmjet dokumentacionit, që vërteton marrjen dhe pagimin e penalitetit si dhe të llogarisë bankare ku do të kryhet rimbursimi. Rimbursimi do të bëhet i plotë, me lek. Jeni të lutur që prej sot ë aplikoni dhe brenda muajit qershor fondi disbursohet. Në rast se nuk e keni marrë na shkruani tek ankesat tek tatimet.gov.al.“- tha Denaj.
Por zonja Denaj anashkaloi pasi nuk tha se keto pagesa do paguhen nga vetë shqiptarët për gjobën e venë nga polica greke, kjo për faj te kryeministrit…!