Diaspora@gjykata.gov.al, është adresa ku shqiptarë që jetojnë jashtë vendit dhe që nuk e gjejnë emrin në listën e zgjedhësve ose kanë pasaktësi në të dhënat e tyre, mund të bëjnë kërkesë për të votuar.
Kjo adresë është e vlefshme dhe gjykata angazhohet vetëm për shtetasit që kanë probleme në listat e zgjedhësve dhe që jetojnë në diasporë . Gjykimi do të mbahet në mungesë të paditësit.
KLGJ ka vendosur që Gjykata e Tiranës të jetë e vetmja gjykatë në rang vendi që do të shqyrtojë kërkesat e shtetasve që jetojnë jashtë vendit dhe që online shprehin interes për të votuar në zgjedhjet e 11 majit 2025. Pritet që gjykata e kryeqytetit të përballet me një volum të lartë kërkesash të tilla.