GREQI / 10.8% papunësia në muajin Maj 2023

Greqi

Shkalla e papunësisë në vend ra në 10.8% në maj të këtij viti, krahasuar me 12.7% në maj 2022 dhe 11.3% e rishikuar në prill në prill 2023.

Të papunët arritën në 506,184 persona, duke shënuar një rënie me 95,166 persona krahasuar me majin 2022 (15,8%) dhe me 23,861 persona në krahasim me prillin 2023 (4,5%).

Për femrat, shkalla e papunësisë qëndron në 14.4% nga 16.6% në maj të vitit të kaluar dhe për meshkujt në 7.9% nga 9.6%.

Sipas grupmoshave kryesore, në grupmoshën 15-24 vjeç shkalla e papunësisë u rrit në 24% nga 32.7% në maj 2022 dhe në grupmoshën 25-74 në 10.1% nga 11.6%.

Gjithashtu sipas anketës së fuqisë punëtore të ELSTAT, të punësuarit arritën në 4,186,179 persona, duke shënuar një rritje prej 45,901 personash krahasuar me majin 2022 (1,1%) dhe me 22,512 persona në krahasim me prillin 2023 (0,5 %).

Ndërkohë, personat nën moshën 75 vjeç që nuk janë pjesë e fuqisë punëtore, apo “personat jashtë fuqisë punëtore” (ata që nuk punojnë apo kërkojnë punë), arritën në 3,111,516 persona, një rritje prej 18,599 personash krahasuar me majin 2022 (0.6 %) dhe një rënie prej 996 personash krahasuar me prillin 2023

Burimi:zougla.gr