Greqi : 14 shtator hapen të gjitha shkollat, maskat dhe shishet e ujit falas

Greqi

Njoftimi është dhënë sot nga vetë Ministri i Arsimit, Niki Kerameos, duke theksuar që shkolla duhet të hapen për të gjithë nxënësit e saj dhe me zbatimin e plotë të masave, siç sugjerohet nga Komiteti i Sëmundjeve Infektive, bazuar në të dhënat shkencore mbi zhvillimin e pandemisë.

Ministri i Arsimit vuri në dukje se masat e njoftuara do të bëhen analoga dhe mund të bëhen më të rrepta ose më të buta në varësi të zhvillimit të pandemisë. Gjithashtu theksoi se përdorimi i maskës do të jetë i detyrueshëm në ambiente të mbyllura dhe do të shpërndahet falas për studentët dhe mësuesit e shkollave publike dhe private gjithashtu falas do te jepen  maskat dhe shishet e ujit, në mënyrë që fëmijët të mos pinë ujë direkt nga çezmat do të shpërndahen te të gjithë nxënësit, shkollat ​​publike dhe private.