GREQI: 20 VJEÇARI SHQIPTAR BËN SHETITJE ME KAL, GREKU E QËLLON PËR VDEKJE

Greqi

Asnjë drejtësi për familjen Hoxholli nga fshati Kishte të Gramshit. Një heshtje e plotë gjatë 28 viteve, aq sa vrasësi është i lirë. Janë fëmijë që emigruan për të ndihmuar familjet e tyre…

Erion Hoxholli 20 vjeç u vra më 19 Nëndor 1998 dhe është njeri prej 220 të vrarë në Greqi. Ai u qëllua në fillim në trup dhe më pas në zemër. Vdekja ka qenë e menjëhershme.

Erioni vinte nga një familje në kushte të vështira ekonomike. Ai nuk vodhi asnjë, nuk vrau asnjë por u vra.

Por…
Ngjarrja ka ndodhur në mëngjesin e 19 Nëndorit të 1998, ku Erioni punonte si çoban. 27-vjeçari Asterios Gugusis i jep Erionit kalin e babait të për një shëtije në fshat dhe më pas e qëllon me armë gjahu.

Më pas po atë ditë sëbashku me dy të afërmit e tij Grigori dhe Arestidh Saqellari (21 dhe 22 vjeç) e marrin trupin pa jetë për ta zhdukur nga vendi i ngjarjes.

I mbështjellur me mbulesën e tavolinës çohet në pyllin e e Agios Prodromou Halkadikis ku i venë zjarr për të djegur trupin me qëllim për të humbur gjurmët e tij.

Më vonë policia bie në gjurmët e autorëve pasi mbulesa e tavolinës sëbashku me trupin e shqiptarit nuk ishte djegur tërësisht. Kjo vrasje u raportua edhe nga mediat vendase.

Autori i vrasjes dënohet me 18 muaj burg, ndërsa dy te afërmit e tij me nga 12 muaj. Në Gjykatën e Apelit, prokurori Evangjelos Katzis me një vendim e lë të lirë, duke mos bërë asnjë ditë burg. Po e njëta gjë ndodhi edhe me dy bashkëpuntorët e vrasësit të cilët dogjën trupin e shqiptarit.

Trupi i djegur ka mbritur në Shqipëri më 23 Nëndor të 1998.
Para tre-kater vitesh ndodhesha në shtëpinë e tyre për të bërë një dokumentar lidhur me këto vrasje, ku folën dhe prindërit e tij. Në mur ishte varur fotografia e Erionit të vrarë…
Fshati pa rrugë edhe sot, një rrugë e mbetur që nga 1960, aq sa i jati i Erionit e mbajti trupin e të birit mbi shpinë gjysëm të djegur mbi 16 km.

Sot i jati nuk rron më vdiq dy vite më parë

Familja prej vitesh kërkon drejtësi, kërkon ndërhyrjen e shtetit shqiptar. “Dokumentat i ka të gjitha avokati grek. Nëse djali vodhi kalin pse nuk e qëlloi ne këmbë po në zemër. Duam drejtësi që të na zbutet shpirti, e qajmë djalin çdo ditë. Jemi pleq nuk di ku të përplasemi, nuk ka drejtësi” thonë prindërit e viktimës.

Por deri më sot nuk ka asnjë shpegim përse u vra djali i tyre, asnjë prononcim nga shteti shqiptar. Erioni është një nga 42 adoleshentet e vrarë në Greqi.