Një shtetas shqiptar u arrestua mesditën e së hënës së kaluar në Patisia pas një urdhër-arresti ndërkombëtar të Interpolit për trafikim fëmijësh.
Efektivët e Departamentit të Kërkimeve të Drejtorisë së Sigurisë së Atikës kanë kryer arrestimin e 56-vjeçarit, ndaj të cilit ishte në pritje një urdhër-arresti ndërkombëtar, i lëshuar me kërkesë të vendit të tij, ku është dënuar me 15 vjet burg për veprën e trafikimit të të miturve.
Sipas policisë ELAS-it, i arrestuari ka marrë për një shumë parash nga familja e tij në Tiranë një djalë të mitur dhe pasi janë shpërngulur në Greqi, e ka detyruar fëmijën të lypte, ndërsa ia ka marrë paratë e mbledhura.
Shqiptari është dërguar në prokurorin e Athinës