Klodian Lekocaj i etiketuar si “Cosa Nostra” kishte gjyqin më 21 maj po nuk u paraqit, për shkak se në sallë mungonin përfaqesues te shtetit shqiptar. ai me anën e një video ne Fax News kishte kërkuar publikisht që në gjyqin e tij të kishte përfaqesues të shtetit shqiptar, nga ambasada jonë në Athinë ashtu siç ishin prezencë më 15 maj me shqiptarin Shaban Safet Veizaj, i dënuar me burgim të përjetshëm për 16 kg bar hashash.
“Siç e dini bëra kerkese publike për të patur prezencë në gjyqin tim përfaqesues te shtetit shqiptar dhe për këtë bëra kerkesë edhe me shkrim sipas regullave në burgun e Koridallos, por nuk mora asnjë përgjigje nga askush. Për këtë nuk u paraqita në gjyq më 21 maj të 2019 dhe as nuk do të paraqitem asnjëherë në të ardhmen në se në sallë nuk do të ketë media dhe përfaqësues të shtetit shqiptar. Kam kërkuar dhe kërkojë me këmbëngulje nga shteti shqiptar për të parë se si i dënojnë shqiptarët.
Jeta ime ka marrë fund. Jam brenda për vjedhje qe nga 2006 dhe kur isha ne prag te lirimit më akuzuan për vrasje për të mos dalë më gjallë nga burgu.
Sot ndodhem në burgun e Hanias në Kretë menjëherë nga dita qe nuk u paraqita në gjyq. Po më bëjnë presion te pranojë gjera që nuk i kam bërë. Po mendojë arratisjen nga burgu pasi po shikojë se duan të më vrasin. Për këtë dy janë rrugët e vrasjes sime, ose me helm ose me armë gjatë transportit në gjyq, duke justifikuar vrasjen time se u arratis me pranga ne dorë dhe prandaj e vramë.
Une po e shikojë se brenda vitit do të më kenë vrarë, prandaj kërkojë kontakte me shtetin shqiptar sa jam gjallë” përfundon Klodian Lekocaj nga burgu Hanias se Kretës.
Athinë 23 maj 2019.