Sot në mëngjes Gjykata e Shkallës së Parë në Athinë ka denuar me tre muaj burg me kusht shqiptarin 55-vjeçar A.K, me akuzën për drejtim te automjetit me patente shqiptare, një denim që shqiptari ende nuk po e kuptonte, pasi ne mëndjen e tij ishte ngulitur marreveshja e 16 gushtit te vitit te kaluar. Por…
Marreveshja e 16 gushtit e 2018 për konvertimin me qëllim njohjen e patentave në Greqi midis dy ish-ministrave te jashtem Bushati-Goxhaj mbeten ne leter, duke marr ne qafe me qindra shqiptarë te cilët po përballen me drejtesine greke, ashtu siç ndodhi edhe sot.
Sipas marrevshjes emigrantët do të dorëzojnë lejen e drejtimit të marrë në Shqipëri, dhe do të marrin atë greke duke u krijuar mundësi, të qarkullojnë ose të punësohen si drejtues mjeti në Greqi, me të drejta të barabarta me shtetasit grekë. Njohja e ndërsjellë e lejeve të drejtimit është një rezultat i prekshëm i paketës së çështjeve dypalëshe të diskutuar në Kretë dhe Korçë nga dy Ministrat e Jashtëm dhe një punë të gjatë negociuese mes ministrive të transportit të dy vendeve tona.
Por deri me sot kjo marreveshje ka mbetur atje ku fillojë. Një noftim apo përgenjeshtrim te kasaj marreveshje do te ishte mire per komunitetin shqiptar ne Greqi…