Greqi: Polici qëllon me armë zjarri dhe plagos dy emigrantë të paligjshëm

Greqi

Ka qëlluar me armë kanosje – Arrestohen nëntë të huaj si dhe punonjësi i policisë – Ndaj tij është ngritur akuzë.

Episodik ka qenë arrestimi i emigrantëve të paligjshëm në një zonë pyjore të Kavallës pasditen e djeshme.

Sipas njoftimit të Policisë, pasditen e djeshme oficerët e policisë së Drejtorisë së Menaxhimit të Emigracionit Kavallë kanë pikasur një grup prej rreth 30 personash (trafikantë dhe emigrantë të paligjshëm kontrabandë) duke zbritur nga një makinë fortigon i parkuar, i cili më parë lëvizte në autostradën e vjetër kombëtare Selanik-Kavallë.

Gjatë operacionit policor për gjetjen dhe arrestimin e personave, një punonjës policie ka qëlluar me armë kanosje, me pasojë plagosjen e dy të huajve. Sipas policisë (ELAS-it) janë arrestuar gjithsej nëntë të huaj, mes të cilëve dy të plagosurit.

Bëhet e ditur se është arrestuar edhe polici që ka qëlluar. Ndaj tij është ngritur shkresa përkatëse dhe i është referuar prokurorit kompetent, ndërsa njëherësh është duke u zhvilluar procedura për hetimin administrativ të rastit.