Meta shpërthen ndaj Ramës: More vagabond, ti bën si i fortë?! Unë jam Ilir Rexhep Metaj, kam lindur 1000 metra mbi nivelin e detit

Politika

Kryetari i zgjedhur i Partisë së Lirisë, Ilir Metaj ka shpërthyer sot në akuza ndaj kryeministrit Edi Rama të cilin e ka quajtur si “vagabond”, “hajdut” dhe “mashtrues”, ndër të tjera.

Meta tha se Rama s’mund të bëjë si i fortë, ndërsa nuk ngurroi t’i kujtojë atij disa episode nga rinia.

“Ai ka edhe hallin e identitetit tim”, tha Meta gjatë takimit me strukturat e partisë, duke shtuar “Unë s’e kam ndryshuar asnjëherë emrin”.

“O vagabond, ne jemi popull i Mujo Ulqinakut, jemi popull i Vojo Kushit! Ore vagabond, ti ke idhull Pablo Eskobarin dhe gjithë të tjerët.