Greqi : Goditet liria e shtypit. Ministri Kammenos con ne pranga gazetarët

Greqi

Gazetaret Th. Mavridis (Botuesi i gazetes) P. Lampsias ( Drejtori) dhe K. Galanos ( Kryeredakore), gazetes “Phileleftheros” jane arrestuar sot pas nje akuze te ngritur nga ministri i Mbrojtjes  Panos Kammenos, dhe po mbahen ne Policine e Pergjithshme te Athines.

Ky arrestim ka ardhur pas nje publikimi ne faqen e pare te gazetes ku ministri akuzohej per shpedorim detyre. 

Ky është një tjetër sulm i ministrit të Mbrojtjes, kundër gazetarëve që “e shqetësojnë” atë dhe një goditje të qartë lirisë së shtypit, pasi këto zhvillime janë një vazhdim i ndjekjeve penale kundër gazetarëve dhe mediave me qëllim “të heshtin”, raporton media e shkruar. Theksohet se pushtimi i policisë në zyrat e gazettes liberal.gr dhe gazetës Phileleftheros u dënua nga shoqata e Gazetareve te Greqise (ESIEA), si dhe nga parti politike  KINAL dhe Potami.